Përcillet në banesën e fundit 19-vjeçarja

12/10/2012 00:00

Eshte percjelle per ne banesen e fundit Aishe Vata, vajza qe u gjet e
vrare mengjesin e djeshem ne nje are misri te fshatit Vellazerim ne
Xhafezotaj te Durresit.

Ndonese nuk kane mundur te marrin pjese ne ceremoni, vrasja makaber qe ka tronditur te gjithe opinionin publik, ka shokuar me se shumti stafin pedagogjik te shkolles se mesme “Mustafa Varoshi” ne Durres. Ajo njihej si nxenese shembullore dhe pa probleme dhe priste te niste studimet per infermieri.

Nderkohe hetimet per vrasjen e saj po vijojne nga krimet e renda ne Tirane te cilet kane bere edhe ekspertizen.
Nderkohe shume nga te shoqeruarit ne policine e Durresit, pjesa me e madhe familjare dhe te afert te vajzes, jane lene te lire per te pergatitur ceremonine mortore dhe percjelle trupin e paplote per ne banesen e fundit. Grupi hetimor nderkohe vazhdon te punoje ne te gjitha pistat per te zbardhur krimin e rende.

Vrasja, shoqërohet një i ri nga Shijaku

Katër pista hetimore janë ngritur nga Policia e Durrësit për ngjarjen e
rëndë që tronditi të gjithë opinionin, ku një praktikante e fesë
myslimane, e cila kishte ndjekur studimet në Medresenë e Durrësit, u
gjet e masakruar dhe pa kokë, pasi ia kishin prerë. 

Nga hetimi, grupi i punës nuk ka përjashtuar edhe familjarët e viktimës, të cilët janë mbajtur të izoluar për orë të tëra, ndërkohë që bashkë me ta është shoqëruar edhe një i ri nga Shijaku. Ndërkaq, policia ka ngritur dyshimet se vajza e masakruar ishte shtatzënë tremuajshe, por do të jetë Mjekësia Ligjore ajo që do të japë konkluzionet përfundimtare.

Në orët e vona të mbrëmjes, policia ka dhënë disa detaje mbi krimin e rëndë, duke shpjeguar se ajo mendohet që ka dalë nga shtëpia prej një telefonate, e cila i ka ardhur nga personi që është shoqëruar nga Policia e Shijakut dhe është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Sipas kronologjisë së ngjarjes, policia tha se viktima është gjetur nga një banor i zonës, i cili është marrë në pyetje dhe ka treguar sesi e kishte parë në arën e tij. Më pas, i ati ka bërë identifikimin e viktimës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet edhe mbi të.

Dëshmia e babait

Sipas të dhënave, policia dyshon se babai i viktimës, Muhamet Vata, ka kuptuar mungesën e vajzës në shtëpi që në orën 02:00 të mëngjesit dhe ka dalë për ta kërkuar. Ai ka deklaruar në polici se për mungesën e vajzës së tij e kishte njoftuar bashkëshortja, Tefta Vata, e cila është njerka e Aishes. Më tej, policia shpjegon se i ati i viktimës tregon se ka kërkuar për vajzën e tij gjatë gjithë natës, i vetëm, nëpër rrugë të fshatit, por pa lëvizur shumë larg shtëpisë së tij. Megjithatë, policia ka ngritur dyshime mbi deklaratat e familjarëve, të cilët kanë pasur kundërshti, kështu që i ka mbajtur për disa orë të izoluar, por sipas ekspertëve kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të tronditjes së rëndë, që kanë pësuar pas lajmit të marrë për vrasjen e 18-vjeçares, e cila sapo kishte nisur studimet në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, babai i vajzës ka rrëfyer se në orën 05:00 të mëngjesit kishte telefonuar vajzën tjetër, të cilën e kishte të martuar aty afër, duke e pyetur nëse Aishia kishte shkuar te motra.

Këqyrja e kufomës

Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se ajo ishte pothuajse e zhveshur dhe kokën ia kishin prerë me thikë. Sipas ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, është përdorur vetëm një mjet prerës, me dhëmbëz, por që nuk është gjetur, ndërkohë që për të janë kryer kontrolle edhe në shtëpinë e Muhamet Vatës. Gjithashtu, policia ka kontrolluar të gjithë zonën, edhe me qen, me qëllim për gjetjen e kokës së prerë, apo të ndonjë gjurme tjetër të autorit, por nuk është arritur të sigurohet asnjë provë shtesë. Ndërsa një informacion tjetër i ardhur nga këqyrja paraprake e kufomës, shton dyshimet se viktima ka qenë tremuajshe shtatzënë.

I shoqëruari

Duke qenë se vajza ka qenë e pajisur me telefon, policia ka kërkuar urgjentisht tabulatet nga kompania celulare, me qëllim për të identifikuar ndonjë thirrje të kryer prej saj, ose në drejtim të saj, gjatë orëve të natës, kur mendohet se ajo është zhdukur. Nga këto tabulate kanë dalë disa numra të dyshimtë, mes të cilëve edhe numri i një të riu nga Shijaku, emri i të cilit është mbajtur i fshehtë nga policia. Grupi hetimor ka deklaruar se sot do të dalin në konkluzione mbi këtë ngjarje të rëndë.

Katër pistat

Deri në orët e vona të natës, Policia e Durrësit, e cila është ndihmuar edhe nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ka mbajtur të hapura katër pista hetimore mbi vrasjen makabër të Aishe Vatës. Sipas të dhënave të pakonfirmuara të policisë, një nga këto pista ka të bëjë me një krim në familje, duke qenë se ajo ka dalë natën nga shtëpia pa njoftuar njeri dhe mund të ketë njollosur emrin e mirë që kishte krijuar vetë, por edhe familja e saj. Ndërsa pista e dytë, për të cilën hetimet janë përqendruar edhe më shumë gjatë orëve të vona të natës, kanë të bëjnë me ndonjë lidhje intime të vajzës, por që ende nuk është konkretizuar asgjë për motivin e krimit të rëndë. Pista e tretë lidhet me aktivitetin e vajzës gjatë shkollës së mesme, konfliktet e mundshme që ajo mund të ketë pasur, por pas dëshmive të mbledhura nga uniformat blu te të njohurit e saj, hetimi në këtë drejtim është tepër i vakët. Pista e katërt ka të bëjë me ndonjë konflikt ndaj familjes, por që edhe në këtë drejtim nuk ka ndonjë provë konkrete, duke e mbushur edhe me më shumë mister ngjarjen makabër, e cila tronditi dje, jo vetëm Durrësin, por të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB