Kombëtarja, formacioni anti-Islandë

12/10/2012 11:50

Pas seancës së fundit stërvitore, trajneri i kombetares shqiptare, Gianni De Biasi, duket se e ka vendosur në kokën e tij se kush do të jetë formacioni anti-Islandë.

Në portë pritet të jetë Samir Ujkani, ndërkohë që në repartin e mbrojtjes nuk do të ketë asnjë ndryshim edhe pas ardhjes së Debatik Currit. Pritet që mbrojtja të përbëhet nga Dallku, Cana, Mavraj dhe Lila.

Ndryshime mund të ketë mesfusha ku pritet që Gilman Lika të jetë në fushë që nga minuta e parë në vend të Emiljano Vilës.

Arma e De Biasit për të goditur portën islandeze do të përbëhet nga dyshja Sadiku-Cani.

Ndërkohë kompanitë e basteve shohin kombëtaren shqiptare si favorite të kësaj sfide. Fitorja e përfaqësueses tonë është kuotuar mesatarisht me 2.1, triumfi i islandezëve në “Qemal Stafa” është kuotuar 3.4, ndërsa barazimi 3.1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA