Protesta të reja kanë shpërthyer në kryeqytetin egjiptian Kajro, në një nivel dhune që karakterizohet si më i ashpëri që kur Presidenti Mohammed Mursi mori detyrën në fund të qershorit.
Qindra njerëz janë raportuar të jenë plagosur pasi mbështetësit dhe kundërshtarët e z Mursi u përleshën në sheshin Tahrir.
Situata është tensionuar, pasi gjyqtarët egjiptianë kritikuan përpjekjet e z Mursi për të hequr Kryeprokurorin e vendit.
Protesta pason lirimin e 24 personave të akuzuar për sulmet ndaj protestuesve gjatë kryengritjes së vitit të kaluar.
Dëshmitarët thanë se një tubim kritik i presidentit ishte duke u zhvilluar në Sheshin Tahrir të premten, kur një turmë prej mbështetësve të tij sulmuan podiumin e tyre.
Luftimet shpërthyen dhe protestuesit qëlluan njëri tjetrin me gurë, shishe benzine dhe bomba.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrin e të plagosurve në 110, raportoi televizoni shtetëror.
Top Channel