Top modelja izraelite me famë botërore, Bar Rafali ka vënë “në alarm” bashkëshortet dhe të dashurat e futbollistëve të Barcelonës pas publikimit të disa fotove në profilin e saj në rrjetin social, Twitter.
Modelja izraelite është e njohur si fanse e futbollit dhe muajt e fundit është parë shpesh në shkallët e stadiumit të Barcelonës, ku nuk ka humbur mundësinë të pozojë me lojtarët katalanas.
“Viktima” e fundit e saj ishte kapiteni i Barçës, Xavi Hernandez. Rafaeli postoi një foto me fantazistin katalanas duke e shoqëruar me komentin: …është si një vëlla i vogël për mua.
Në të kaluarën, modelja izraelite ka publikuar në internet foto me Thiago-n, Pique-n dhe Fabregas. Kaq mjaftoi që e fejuara e këtij të fundit, ish-kapiten tek Arsenali të shpërthejë në akuza kundrejt saj duke e cilësuar si një “provokatore”.
Megjithatë, mediat spanjolle flasin së fundmi për një lidhje mes top modeles, dikur e lidhur me Leonardo Di Caprio-n, me kapitenin e Barcelonës Xavi, ndërkohë që para pak muajsh, për pak kohë u përfol për një lidhje të saj me Dani Alves.
Top Channel