Aksident rrugor në Korçë, makina del nga rruga

12/10/2012 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mëngjesin e së premtes përgjatë aksit rrugor Korçë -Pogradec.

Ngjarja eshte regjistruar ne afersi te fshatit Vashtmi teksa 2 efektive policie duke udhetuar me mjetin e tyre kane devijuar nga rruga per te mos u perplasur me nje banor te zones, i cili po kalonte rrugen me kafshen e tij.

Erando Horanlli dhe Adriatik Bezati ne tentative per te shmangur perplasjen me banorin Haxhi Dino kane dale nga rruga e per pasoje kane mbetur te plagosur te tre. Te plagosurit u derguan menjehre ne spitali ne Korces per te marre ndihmen e pare mjekesore dhe mesohet se jane jashte rrezikut per jeten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB