Upton, në faqet qe para edhe e veshur

11/10/2012 17:00

Ylli me ngritjen më të shpejtë në botën e modës, Kate Upton, fitoi edhe një herë më shumë vëmendjen e revistave rozë, vetëm se shumë më ndryshe nga sa është mësuar të bëjë.

Këtë herë, 20-vjeçarja që i rrëmbeu Irina Shayk-ut koopertinën e “Swimwear Illustrated”, nuk u paraqit me rroba banjo apo veshje të tjera joshëse.

E vetmja gjë që ajo bëri ishte të dilte shëtitje me qenin e saj, në një rrugë të populluar të Manhatanit, në Nju Jork.

Si një modele që ka fituar famë në reklamat e veshjeve të plazhit apo atyre intime, ishte vërtet befasuese të shihje amerikanen me të gjitha rrobat e saj në trup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA