Komisioni Evropian për të katërtën herë rekomandoi hapjen e negociatave për Maqedoninë, por këtë vit në një formë të re. Komisioni këtë herë kërkon nga Këshilli i BE-së, që Shkupi të mund të fillojë negociatat për anëtarësim dhe paralelisht, të vazhdojë bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, por me kusht që kjo cështje të zgjidhet në fazën e e hershme të negociatave.

Pas prezantimit të raportit nga ana e komisionerit Shtefan Fyle në Bruksel, ambasadori evropian në Maqedoni, Aivo Orav mbajti një konferencë për media, ku tha se vendimi përfundimtar për celjen e negociatave me Maqedoninë do të merret në dhjetor në Këshilli Evropian.
 
“Komisioni është i përgatitur ose më saktë i rekomandon vendeve anëtare të BE-së, celjen e negociatave me Maqedoninë pa u zgjidhur paraprakisht cështja e emrit. Pra këto dy procese, zgjidhja e cështjes së emrit do të mund të shkojnë paralelisht. Momentalisht nuk është vendosur afat kohor përzgjidhjen e kësaj cështje, por është mirë që kjo të ndodhë sa më parë që është e mundur”, tha Aivo Orav, ambassador i BE-së në Shkup.

Këtë vit, në raportin e KE-së në mënyrë flitet edhe për raportet ndërentike.

“Perspektiva evropiane e Maqedonisë mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet ndëretnike. Raportet ndëernike në këtë raportë të Komisionit Evropian janë vendosur në të njejtin  nivel me raportet me fqinjët sepse këto janë cështje shumë të rëndësishme dhe ne nga afër po i ndjekim”, tha Aivo Orav, ambassador i BE-së në Shkup.

Komisioni Evropian në raport nënvizon edhe nevojën për zgjidhjen e statusit të viktimave të konfliktit të vitit 2001. Kjo cështje ka shaktuar krizë në koaliconin qeveritar në Maqedoni, pasi partia e kryeministrit Nikolla Gruevski po kërkon që me ligj të rregullohet vetëm statusi i forcave maqedonase të sigurisë dhe të anashkalohen ushtarët e UCK-së.

Top Channel