Pas Alessandro Del Pieros, në Australi do të tentojnë të marrin një tjetër legjendë të futbollit italian, kapitenin e Romës, Francesco Totti.
Është i njëjti klub, ai i Sidneit, që duket i gatshëm për të siguruar shërbimet e 36-vjeçarit.
Në një intervistë për një gazetë italiane, administrator i deleguar i Sidneit, Tony Pignata, deklaroi: “Francesco është një futbollist i jashtëzakonshëm, i cili vazhdon të jetë në nivele shumë të larta tek Roma. E ardhmja nuk mund të parashikohet, por ne do të ishim tepër të lumtur nëse një ditë do të bashkohej në radhët tona”.
Duke folur për Del Pieron, drejtori i Sidneit përsëriti vlerësimet më të larta të klubit të tij për ish-kapitenin juventin. “Më ka befasuar mbi të gjitha për thjeshtësinë e tij të madhe. Karriera e tij nuk ka përfunduar tek Juventusi. Del Piero dëshiron të vazhdojë të fitojë”.
Top Channel