Nobeli i letërsisë për autorin kinez

11/10/2012 15:10

Autori kinez, Mo Yan, u vlerësua me çmimin Nobel për letërsi për vitin 2012.

Një shkrimtar novelash, Mo ka publikuar me dhjetëra tregime të shkurtra, që prej vitit 1981.

Akademia Suedeze, e cila akordon çmimin, vlerësoi “realizimin haluçinativ që bashkon legjendat folklorike, me historinë dhe kohën mkoderne”.

57-vjeçari është kinezi i parë që fiton Nobelin për letërsi. Gao Xingjian u nderua me këtë vlerësim në vitin 2000, por si shtetas francez.

Mo është fituesi i 109 i këtij çmimi prestigjioz, i fituar një vit më parë nga poeti suedez Tomas Transtroemer.

I censuruar disa herë në Kinë për përmbajtjen seksuale dhe disidente të veprave të tij, Mo përfiton një shumë prej një milionë eurosh prej këtij suksesi.

”Ai ka një stil kaq unik të të shkruarit. Nëse lexon vetëm një gjysmë faqe nga puna e tij, e kupton menjëherë se është Mo Yan”, deklaroi Peter Englund, kryetari i Akademisë Suedeze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA