Kristen: Jeta ime e mjeruar

11/10/2012 16:30

E vendosur së fundmi në mes të një furtune mediatike për shkak të zbulimit të një raporti të saj paralel që vendosi në krizë lidhjen me Robert Pattinson, ylli i “Twilight”, Kristen Stewart, pranoi në shprehje të rrallë sinqeriteti se jeta e saj është shumë larg të qënit perfekte.

”Ndonjëherë kam një jetë vërtet të mjeruar. Nuk jam e sigurt nëse më bën më shumë të lumtur kur ndihem e qetë dhe e kënaqur apo në rastet kur shtyj veten përtej kufinjve. Ka shumë versione të të qënit e lumtur dhe unë i vlerësoj të dy”.

Në intervistën, e cila do të botohet e plotë në revistën “Marie Claire” në muajin nëntor, 22-vjeçarja pranoi se është shumë konfuze me jetën e saj. “Nëse nuk do të isha bërë aktore, jam e sigurt që do të lexoja shumë dhe do të vazhdoja të merresha me shkollën, ndërsa nuk do ta dija ende se çfarë do të bëhej me të ardhmen time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA