Mbrëmjen e së enjtes përfaqësuesja e Islandës ka pësuar një goditje psikologjike pasi një prej futbollistëve të saj, Helgi Danielson është dërguar menjëherë me urgjencë në spital pasi nuk ndihej mirë.
Mesfushori 31-vjecar ndodhet në urgjencën e një prej spitaleve private të kryeqytetit për të marrë ndihmën e parë. Pas egzaminimeve fillestare, duket se lojtari i përfaqësueses islandeze nuk ka asgjë serioze dhe bëhet fjalë për një lloj viroze.
Mjekët e përfaqësueses së Islandës ndodhen me të ndërkohë që po i bëhen kontrollet dhe po mbahet nën survejim.
Ajo që dihet deri në këto momente është fakti që Danielson, lojtari i skuadrës suedeze të AIK-ut, nuk do të jetë në ndeshjen përballë Shqipërisë dhe bëhet fjalë për një nga lojtarët e formacionit kryesor për mesfushën e Islandës.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2014 do të zhvillohet nesër në orën 19:00.
Top Channel