“Ëndrra e Ismail Qemalit”

11/10/2012 03:00

Drama “Ëndrra e Ismail Qemalit” do të shfaqet së shpejti në Teatrin Kombëtar. Regjizori Spiro Duni do të ngjitë në skenë pas një mungese 2 vjecare aktorin Roland Trebicka.

Ndërkohë skenograf i veprës që vendoset në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë, është Ilir Sadiku.   

“Është një rrëfim dramatik i tij pas shpalljes së pavarësisë nuk marrim përsipër të bëjmë rrugëtimin dhe të gjithëpërfshijmë jetën e Ismail Qemalit, ne i referohemi Fatos Selës në rolin e Ismail Qemalit. Ne merremi me antagonistët e tij”, tha Spiro Duni, regjizor i veprës.

Kryeroli do t’i besohet Fatos Selës në rolin e Ismail Qemalit. Ndërsa Roland Trebicka do të luajë rolin e Seit Beut.

“Këtë personazhin që luaj unë nuk e njeh njeri. Jam rehat se Jovan Bregut nuk i gjan, sepse shpesh më thonë që t’i i ngjan Jovan Bregut në cdo rol, ky nuk do të ketë ngjashëmri”, tha Trebicka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA