Meksika njofton negociata me SHBA-në: Do rishqyrtojmë marrëveshjen tregtare në muajt e ardhshëm
Për herë të parë në histori, që prej themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, besimtarët protestantë nuk janë më shumicë.
Sipas një studimi të realizuar nga një institut i specializuar, vetëm 48% e të rriturve e klasifikojnë veten si protestantë, nga 53% që ishte niveli i tyre pesë vjet më parë.
Kjo rënie e nisur përpara disa dekadash shoqërohet me numrin e atyre amerikanëve që e cilësojnë veten si ateistë ose të pafe, rreth 20% e të gjithë popullsisë.
Me protestantët që ndër vite janë identifikuar si grupi kryesor i mbështetësve republikanë, ekspertët parashikojnë që kjo rënie e numrit të tyre të sjellë rrjedhoja politike gjatë dekadave të ardhshme.
Grupet e tjera më të mëdha fetare në SHBA janë evangjelistët dhe katolikët.
Top Channel