SHBA, 2012, më i nxehti në histori

10/10/2012 00:00

Më pak së tre muaj kanë mbetur nga ky vit dhe për Shtetet e Bashkuara,
gjithmone e me shume duket se do ta shënojnë 2012-n si vitin me te
nxehte në historine e vendit.

Periudha janar-shtator ishte nderkohe 9 mujori me i ngrohte sipas te dhenave te leshuara nga Qendra Kombetare e te dhenave klimaterike. Per me teper, 6 nga tete skenaret e skicuara nga qendra e konsiderojne 2102-ten si me te nxehtin e çdo viti tjeter ne regjistrat qe datojne me i hershmi, prej 1895-s.

E vetmja mundesi qe kjo te mos ndodhe, eshte qe muajt e mbetur te renditen nder 10 me te ftohtet ne histori. sipas specialisteve, temperaturat per 9 mujorin e analizuar prej tyre, ishin rreth 16 grade celsius, qe eshte mbi mesataren e shekullit te 20-te.

Teksa Toka vazhdon te ngrohet nga nivelet ne rritje te dioksidit te karbonit ne atmosferen tone, planeti duket se do te perballet me me shume vite te ngrohte rekordthyes. Kater prej pese viteve me te nxehte qe nga fillimi i mbajtjes se te dhenave, jane regjistruar dekaden e fundit. Listen e kryeson 2005-sa, i pasuar nga vitet 1998, 2003, 2006 dhe 2009. Cdo dekade qe prej viteve 70 ka qene gati nje e treta e grades me e nxehte sesa paraardhesja. Arsyeja per shkencetaret jane si thatesirat natyrore, ashtu edhe ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu.

Top Channel