Richard Gere “gjuan” hapur gruan e tjetrit

10/10/2012 16:00

Richard Gere është përzënë nga një restorant pasi po flirtonte hapur me gruan e një personi tjetër, i cili është nxehur keq dhe për pak sa nuk e ka goditur aktorin e famshëm.

Sipas ‘New York Post’, 63-vjeçari nuk ia ka ndarë sytë gruas gjatë një darke në një restorant të Nju Jorkut e më pas ka shkuar në tavolinën e saj.

“Gruaja ishte në një tavolinë me shumë persona dhe Richard nuk e dinte që mes tyre ishte edhe bashkëshorti i saj. Ai shkoi tek tavolina dhe filloi t’i fliste e në këtë moment ndërhyri burri duke i thënë që të largohej menjëherë. Gere nuk ia vuri veshin dhe vazhdoi t’i fliste në vesh bjondes deri sa vendosi vetë të largohej. Burri e ndoqi nga pas për tu siguruar se Richard ishte larguar dhe për pak sa nuk u kapën me duar”, theksoi një burim anonim për ‘New York Post’.

Ndërsa varianti i zëdhënësit të aktorit hollivudian është ky: “Incidenti është keqinterpretuar. Richard Gere ndaloi në tavolinën tjetër për të përshëndetur disa të njohur dhe pas disa batutave u largua.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA