Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Kryeministri britanik është shprehur sërish pro një refendumi të ri të Britanisë së Madhe për të përcaktuar të ardhmen e marrëdhënieve institucionale mes Londrës dhe Brukselit, por jo për referendum të prerë për qëndrimin ose largimin përgjithmonë nga Bashkimi Evropian.
Ai ndërkohë nuk mbron as “status quo” aktuale në këto marrëdhënie por thekson se një zgjidhje e re do të kërkonte një pëlqim të ri nga publiku britanik.
Sipas të gjithave gjasave nëse ndonjë referendum i tillë do të zhvillohej, ai nuk do të mbahet përpara vitit 2015 ose më saktë përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Këto deklarata kryeministri Kemeron i ka bërë në Birmingam ku po merr pjesë në konferencën vjetore të Partisë së tij Konservatore e cila ka një krah të fuqishëm euroskeptikësh.
Edhe pse Kameron nuk do ta ketë cështjen e marrëdhënieve me Evropën në qëndër të fjalimit të tij në Birmingam, analistët mendojnë se kjo deklaratë është gjithësesi një lëvizje më djathtas, ndërkohë ai këmbëngul se zbaton politika të qëndrës.
Qeveria britanike reagoj pas deklaratës së Presidentit të Komisionit Evropian, Barroso i cili bëri thirrje për një Traktat të Ri të BE-së që do të krijonte” një federatë demokratike të vendeve anëtare”.
Sipas kryeministrit britanik kjo ofron një shans për të ndryshuar marrëdhëniet e Londrës me Brukselin. Kameron i cili sot mbush 46 vjec, tha se prioriteti kryesor i Evropës është zgjidhja e cështjes së krizës në eurozonë dhe Britania duhet të tregojë durim strategjik përpara se të kërkojë ndryshimet e saj në marrëveshjen e ardhshme me Evropën.
Top Channel