Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Iranit: Braktisni programin e raketave balistike
Kreu i Kishës Katolike, Papa Benedikti XVI, foli për herë të parë në arabisht gjatë lutjes së tij të përjavshme përpara pelegrinëve në Vatikan.
“Papa lutet për të gjithë personat që flasin arabisht. Bekimi i Zotit qoftë mbi ju”, u shpreh Babai i Shenjtë, nëpërmjet një mëkëmbësi.
Zyrtarisht, përfshirja e arabishtes në listën e gjuhëve në të cilat Papa jep urimet e tij është bërë për të treguar mbështetje me pakicat e krishtera në Lindjen e Mesme.
Takimi i përjavshëm i Papës me pelegrinët e shumë vendeve bëhet në sheshin e Shën Pjetrit, ku një mëkëmbës lexon bekimet e Atit të Shenjtë në frëngjisht, anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, sllovakish, çekisht, polonisht, hungarisht dhe rrallë edhe të gjuhëve të tjera, imponuar nga prezenca e një numri të madh besimtarësh nga një vend i caktuar.
Megjithatë, kjo ishte hera e parë që mbahej një raport i shkurtër edhe në arabisht.
Zyrtarë të Vatikanit, thanë për “BBC” se raporti i përgatitur në këtë gjuhë është një sinjal mbështetje drejtuar të krishterëve në vende të Lindjes së Mesme, ku gjenden edhe disa prej vendeve të shenjta më të hershme të krishtërimit.
Top Channel