LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar se Aleanca nuk do ta reduktojë numrin e trupave paqeruajtëse në Kosovë.
Deklaratën e tij Rasmussen e ka bërë nga Brukseli, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
“Për momentin nuk kemi në plan të reduktojmë trupat e KFOR-it, por kemi ambicjen që trupat tona atje t’i tërheqim gradualisht nëse situata shkon drejt përmirësimit”, ka thënë Rasmussen.
Ai ka sqaruar se projektet e mëparshme për reduktimin e trupave të KFOR-it janë anuluar për shkak të disa incidenteve të regjistruara, kryesisht në zonën veriore të vendit.
“Për shkak të situatës së paqëndrueshme që kemi parë gjatë 12 muajve të fundit, ne kemi shtyrë vendimin për reduktimin e trupave tona në Kosovë”, ka shtuar Rasmussen.
Lidhur me situatën në veri, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Volker Halbauer tha pak ditë më parë se barrikadat nuk paraqesin më problem për lëvizjen e lirë.
Mirëpo, sipas tij, ajo në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë ka domethënie politike dhe për rrjedhojë kërkon zgjidhje politike.
“Sa i përket lëvizjes së lirë, barrikadat nuk paraqesin më ndonjë problem. Ndërsa sa i përket barrikadës në urën kryesore në Mitrovicë, ajo ka një domethënie politike, pra është një sinjal për të gjithë bartësit e përgjegjësisë politike në këtë rast që vërtet lidhur me këtë të gjejnë një zgjidhje politike”, deklaroi Halbauer.
“Sa i përket zgjidhjes politike, kjo është një çështje mbi të cilën duhet të punojmë të gjithë së bashku”, shtoi komandanti i KFOR.
Top Channel