NATO, gjenerali Allen në krye të forcave europiane

10/10/2012 15:15

NATO emëroi gjeneralin amerikan John Allen si komandantin e ri supreme të forcave të aleancës në Europë.

Ai do të zëvendësohet nga detyra e tij aktuale si komandant i forcave ndërkombëtare në Afganistan nga Joseph Dunford, aktualisht zëvendëskomandant i përgjithshëm i marinsave.

Gjenerali Allen ka udhëhequr trupat e koalicionit në Afganistan që prej korrikut 2011, duke pasur nën varësi 68 mijë trupa amerikane dhe trupa të tjera të 28 anëtarëve të NATO-s dhe 22 partnerëve të tjerë të koalicionit.

Ishte Presidenti Obama ai që shpalli emërimin e Allen në Europë. Pritet që emërimi i tij trë miratohet nga Senati në muajt e ardhshëm, duke bërë që gjenerali të nisë zyrtarisht nga detyra e tij në fillimin e vitit të ardhshëm.

Përpara se të drejtonte operacionet kundër talebanëve, Allen zhvilloi një punë të rëndësishme në kryengritjen irakene në vitet 2006-08.

Top Channel