Itali, shkarkohet këshilli, lidhje me mafian

10/10/2012 04:04

Këshilli Bashkiak i qytetit të Reggio Calabrias, në Italinë jugore, është shkarkuar nga detyra, pasi dyshohej se kishte lidhje me mafian bëjnë të ditur zyrtarët.

Masa erdhi pasi disa nga këshilltarët dyshoheshin se kishin lidhje të fuqishme me organizatën kriminale Ndrangheta.

Zyrtarët thanë se kjo ishte hera e parë që e gjithë qeveria e një kryeqyteti krahinor ishte shkarkuar mbi dyshimet për lidhje me mafian.

Tre komisionerë do të drejtojnë qytetin për 18 muaj, deri në zgjedhjet e ardhshme.

”Kryebashkiaku Demetrio Arena dhe të gjithë këshilltarët, që ishin 30 vetë, u shkarkuan për të parandaluar ndonjë “përhapje mafioze” në pushtetin vendor”, tha Ministrja e Brendshme italiane, Annamaria Cancellieri.

Në të kaluarën, administrata të qyteteve më të vogla janë shpërndarë për arsye të ngjashme.

Top Channel