Alarm në Greqi, gjendet dron ushtarak në Lefkada, ushtria: Po hetojmë rastin, i fshehur në një shpellë dhe…
Policia italiane realizoi një seri arrestimesh dhe bastisjesh në Rexhio Kalabria, pasi Roma zyrtare shkarkoi të gjithë këshillin bashkiak të qytetit në bazë të dyshimeve për lidhje me mafian.
Arrestimet shënjestruan një degë të “sindikatës” së krimit të “Ngragheta”-s, e cila nga të dhënat aktuale, duket se kishte depërtuar në sferat e larta të pushtetit vendor.
Pasuri me vlerë prej më shumë se 30 milionë eurosh u bastisën gjatë së mërkurës në bastisjet e ndryshme të banesave dhe pronave të personave të dyshuar.
Aktualisht, nuk janë zbuluar ende emrat e personave të arrestuar apo atyre nën hetim, për të mos dekonspiruar operacionet policore, por mësohet se disa prej këshilltarëve vendor janë midis të prangosurve.
Pavarësisht historisë së gjatë të lidhjes së pushtetit me mafian në Itali, kjo ishte hera e parë në historinë e vendit që i gjithë këshilli bashkiak i një qyteti shkarkohej për lidhjet me krimin e organizuar.
Duket se korruptimi i këshilltarëve i lejoi krimit të organizuar që të kishte akses në fondet kombëtare dhe rajonale për krahinën e Kalabrisë.
Top Channel