“I kam thënë kartelit të mos më shpëtojë nëse kapem”/ Dalin videot e rralla të arrestimit të El Chapos 10 vite, momenti kur i thotë policëve se nuk do luftë me shtetin
Irlanda është në prag të sigurimit të të ardhurave të papritura, që pritet të sigurojnë miliarda euro shtesë për financat në vështirësi të Dublinit zyrtar.
Lajmi i mirëpritur për kombin me 4,6 milionë banorë u dha prej kompanisë “Providence Resources Plc”, e cila pas disa testimeve, konfirmoi ekzistencën e një rezerve të madhe nafte pranë brigjeve irlandeze.
Zona e ndodhur 30 milje nga qytetit i Korkut besohet se ka një rezervë totale prej 280 milionë fuçish nafte.
Paratë që do të fitojë shteti do të varen nga kostot e ndërtimit të platformave, ato të licensimit të kompanive private dhe nga çmimi në bursat ndërkombëtare në momentin e shitjes së produktit, por pritet që të ardhurat shtesë të japin një ndihmë të madhe në rigjenerimin e financave irlandeze, vendit që kërkoi një hua madhore prej 75 miliardë eurosh nga BE në vitin 2011, për të mbushur boshllëkun e krijuar në defiçitin shtetëror.
“Pas disa dekadash kërkimesh në brigjet irlandeze, më në fund kemi arritur të shkruajmë këtë histori suksesi. Ky është një lajm i madh për kompanitë irlandeze të naftës dhe mbi të gjitha për të gjithë kombin tonë”, deklaroi Tony O’Really, shefi ekzekutiv i kompanisë “Providence”, ajo që udhëhoqi studimin e bregdetit.
Top Channel