Prokuroria Greke ngriti akuza ndaj 24 protestuesve anti-Merkel, të cilët akuzohen se realizuan një seri aktesh kriminale dhe të mosbindjes qytetare.

Sipas Agjensisë Greke të Lajmeve “ANA”, midis akuzave të ngritura janë edhe ato për tentativë dëmtimi fizik ndaj oficerëve të policisë, prishje të rendit publik, maskim i paligjshëm, i rezistencës ndaj arrestit, tentativës për të liruar të burgosurit, armëmbajtjes pa leje dhe ofendimeve të paprovokuara.

Rreth 30 mijë manifestues u grumbulluan në Athinë për të protestuar kundër Kancelares Merkel, e cila vizitoi vendin gjatë së martës.

Disa mijëra protestues të tjerë u grumbulluan në Selanik, duke sfiduar në të dy kryeqendrat helene vendimin e qeverisë për të penguar grumbullimet publike në atë ditë të caktuar.

Shumica e grekëve fajësojnë Gjermaninë, si ekonominë më të fortë brenda Eurozonës, për masat e ashpra të kursimit që u janë imponuar dhe që kanë zhytur në varfëri një pjesë të madhe të popullsisë.

Top Channel