Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere ka deklaruar se policia e Bashkimit Evropian në Kosovë është në rrugë të gabuar dhe se duhet patjetër të riorganizohet.

Duke folur para takimit të NATO-s për situatën në Kosovë, Maiziere ka thënë se dështimet e policisë së EUELX-it për të kryer punën e saj po i atribuohen padrejtësisht forcave të NATO-s.

“Gjermania nuk është e kënaqur me situatën. Kemi nevojë për një fillim të ri, emër të ri, strukturë të re, nejrëz të rinj dhe mandat të ri. Në çdo rast, EULEX-i është në rrugë të gabuar. Ne duhet ta zgjidhim këtë në nivel të BE-së”, ka thënë Maiziere, i cituar nga “REL”.

Edhe më parë misioni evropian për rendin dhe ligjin është kritikuar ashpër se ka dështuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Edhe ndërhyrjet e agjentëve të tij për të arrestuar zyrtarë kosovarë të dyshuar për korrupsion e abuzim me detyrën janë konsideruar më tepër si një “spektakël” për të rënë në sy, sesa për të kryer detyrën.

Top Channel