Elbasan, arrestohet i kërkuari për vrasje
10/10/2012 09:40
Policia njoftoi arrestimin e shtetasit Dervish Toska nga Elbasani, i dënuar me 23 vite burg për një vrasje të kryer që në vitin 1993.
Toska ishte dënuar me 23 vite burg për vrasjen e Agim Blogut në 1993-shin. Vrasja, sipas vendimit të gjykatës kishte ndodhur në bashkëpunim mes 47-vjeçarit Toska dhe bashkëshortes së viktimës, Qerime Blogu.
Kjo e fundit aktualisht ndodhet në burg ku po vuan dënimin prej 20 vjet heqje lirie për bashkëpunim në vrasjen e bashkëshortit të saj.
Top Channel