Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu mbërriti në Athinë në kuadër të një vizite zyrtare që synon që së bashku me homologun grek Dimitris Avramopulos, të përgatisë punimet e Këshillit të Dytë të Bashkëpunimit mes dy vendeve.

Mbledhja e këtij këshilli pritet të ndodhë në Ankara brenda një kohe të shkurtër dhe pjesë përbërëse e këtij këshilli janë edhe kryeministrat e dy vendeve.

Turqia dhe Greqia kanë bërë përparime të konsiderueshme në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe pjesë e strategjisë së përmirësimit të tyre kanë qenë edhe takimet e shpeshta të nivelit të lartë, si ai i Erdogan me ish-kryeminstrin grek Papandreu gjatë kohës kur ky i fundit ndodhej në krye të qeverisë së Athinës.

Por mbledhja e fundit e Këshillit vjen në një moment të vështirë për të dyja vendet. Greqia përballet me krizën e rëndë financiare dhe me revoltat e shpeshta popullore, ndërkohë që Turqia duhet të përballojë krizën me fqinjin lindor, Sirinë dhe fluksin e të zhvendosurve të luftës.

Top Channel