BAE-EADS, dështon shkrirja në një kompani

10/10/2012 15:00

Agjencitë hapësinore të mbrojtjes, BAE Systems (British Aerospace Engineering) dhe EADS (European Aeronautic Defence and Space Company) deklaruan ndërprerjen e bisedimeve që do të conin në shkrirjen e këtyre dy kompanive në një të vetme.

Kompania BAE kontrollohet nga Londra dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me Pentagonin, ndërkohë që EADS është e ngritur nga Gjermania dhe Franca dhe bashkëpunimi me Pentagonin është me i vakët.

Dështimi i bisedimeve mbërriti pasi Londra kërkoi nga Franca dhe Gjermania që në kompaninë e re që do të krijohej nga shkrirja e tyre të vijonte bashkëpunimi e ngushtë me Uashingtonin. Në këto terma, Parisi dhe Berlini nuk kanë rënë dakort me Londrën dhe pak orë nga përfundimi i afatit të vendosur për përfundimin e bisedimeve, u njoftua dështimi i tyre.

“Jemi të zhgënjyer që nuk arritëm një marrëveshje të përshtatshme nga të gjitha qeveritë”, deklaroi kreu i BAE-së, Ian King.

Ndërsa kreu i EADS-së, Tom Enders falenderoi kolegun britanik për besimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë bisedimeve që ai i cilësoi si të suksesshme, pavarësisht se nuk dhanë rezultatin që pritej.

Menjëherë  pas publikimit të lajmit, aksionet e BAE-së në Londër ranë me 2 përqind, ndërkohë që ato të EADS-së u rritën me 3 përqind.

Top Channel