“Mercenarët u paguan për molotovët/ Berisha i përgjigjet sërish Ramës: Thuaju mercenarëve të mos qëllojnë mbi protestuesit se ata do të qëllojnë vetëm mbi ty
Gjatë qëndrimit në SHBA kreu opozitës Edi Rama është takuar me presidentin Barak Obama.
Është vetë kryesocialisti Rama i cili nëpërmjet rrjetit social Tëitter ka anoncuar zhvillimin e këtij takimi. “Një takim i paharrueshem me Presidentin Obama! Fat dhe nder për shqiptarët, ky mik i madh në Shtëpinë e Bardhë”, kështu e komenton Rama zhvillimin e këtij takimi.
Në një tjetër mesazh zoti Rama tregon edhe për takime të tjera që ai pati në Amerikë me ekspertë amerikanë të ekonomisë e të financave me qëllimin sic thotë kryetari PS-së për të konsultuar programin për një Rilindje Shqiptare.
Jo vetëm zyrtarë të lartë amerikanë por edhe shqiptarë të Amerikës ishin pjesë e takimeve për të cilët Rama thotë se pati “Tre ditë intensive kontaktesh në SHBA me bashkatdhetarë të interesuar për një Rilindje Shqiptare”.
Top Channel