Projektligji për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, që prej datës 20 mars të 2012-s ka mbetur i bllokuar në sirtarët e Kuvendit.

Ndryshimet, që siç duket edhe në draft mbajnë datën e protokollimit  në Kryesine e Kuvendit, 26 janar të 2012-s, ndërkohë që vendimi i qeverisë mban datën 31. 8, 2011, pra pothuaj pesë muaj më vone ai ka mbërritur në Kuvend, është shqyrtuar gjatë muajit mars të këtij viti.

Zvarritja nuk ndalet këtu. Drafti u miratua nga komisionet parlamentare, pothuaj 6 muaj më pare dhe ende nuk është futur për miratim në seancë.

Projekti i qeverisë që propozonte dëmshpërblimin me përparasi të ish-të përndjekurve mbi moshën 85 vjeç, u ndryshua gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar të ligjeve, duke dalë kundër variantit të hartuar nga qeveria.

Me propozim të disa deputetë të mazhorances në komisionin e ligjeve, amendamenti që gjeti mbështetjen e plotë të socialistevë, bëri të mundur uljen e moshës së të dëmshpërblyerve me përparësi, deri në 75 vjeç për burra dhe 70 vjeç për gra.

Këto ndryshime gjithashtu parashikojnë fillimin e periudhes se denimeve politike te komunizmit nje muaj me heret nga ajo qe ligji i meparshem parashikonte.

Por, me marrjen e firmes perfundimtare nga komisioni i ligjeve dhe hartimit te raportit perfundimtar te tij, nuk u krye me asnje hap i metejshem per miratimin e tij ne seance parlamentare.

Nenkryetari i komisionit Parlamentar te ligjeve, Fatmir Xhafa kerkoi sqarime ne mbledhjen e sotme per fatin e ketij projektligji, qe ka tejkaluar vitin ne zvarritje qe nga data kur qeveria miratoi ndryshimet ligjore dhe qe detyruan perfaqesuesit e ish-te perndjekurve te protestojne ne kete forme ektreme te greves se urise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA