Madonna heq dorë nga kostumi islamik
09/10/2012 19:40
Madonna kishte parashikuar që të vishej si një nuse myslimane në videon e saj të re muzikore ‘Superstar’, në shenjë kritike ndaj shtypjes së grave dhe luftës, por nuk do ta bëjë këtë gjë.
Këshilltarët e saj e kanë bindur se kostumi, që është një përzierje mes një fustani nuseje tradicional irakian dhe një uniforme ushtarake amerikane, do të shkaktonte shumë polemika.
Një burim tha për ‘The Sun’: “U zhgënjye shumë, por ka thënë që për momentin nuk do ta veshë. Mbase nëpër koncerte do e përdorë.”
Top Channel