Libri që rrëfen aferat e futbollit italian

09/10/2012 00:00

Futbolli italian do të lëkundet padyshim në ditët e ardhshme. Kjo, për
shkak të një libri me titullin “Football Clan”, që do të rrëfejë të
gjitha aferat e pista të një kampionati që konsiderohet ndër më
prestigjozët në botë.

Libri është shkruar nga Raffaele Cantone dhe Gianluca Di Feo, i pari ish-prokuror i antimafias së Napolit dhe i dyti gazetar. Libri në fjalë tregon historinë e një fenomeni që nuk duhet nënvlerësuar.

“Football Clan” identifikon momentin kur filloi joshja e botës së mafias për sportin dhe Botërorin e diskutueshëm të 1978-ës në Argjentinën e gjeneralëve.

Libri përmban një kapitull të gjatë mbi Diego Armando Maradonën, kampioni që ka shtrënguar shpesh herë duart me botën e krimit, ndërkohë që depërton edhe në idhujt e sotëm.

Që nga vizita e Mario Balotellit në lagjet e varfëra të Napolit, nën shoqërinë e eksponentëve të Kamorrës, miqësitë e dyshimta të Fabio Cannavaros e deri tek pasioni kolektiv i heronjve për bastet sportive.

Gjithashtu, në libër do të flitet edhe për zgjatjen e tentakulave të mafias për të blerë ose për t’u bërë aksionere e klubeve prestigjoze të futbollit të Serie A.

Këtu mund të përmendet rasti i klanit Casalesi, që u ofroi para disa biznesmenëve për të blerë klubin e Lacios, një nga ngjarjet që bëri më shumë bujë në mediat e vendit fqinj.

Gjithashtu, nuk do të mungojnë rastet kur në Kalabri, aferat për blerjen e klubeve të kategorive më të ulëta janë zgjidhur me të shtënat e bazukave dhe breshëritë e kallashnikovëve.

Një denoncim të ngjashëm bëri muajin e kaluar edhe ish-futbollisti i Serie A, Matias Almeyda, i cili në një libër tregonte mafian, dopingun dhe të palarat e futbollit italian.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta