Lady Gaga, takim me Julian Assange

09/10/2012 00:00

Këngëtarja Lady Gaga ka vizituar Julian Assange, themluesin e Wikileaks,
i strehuar prej më shumë se 100 ditësh në ambasadën ekuadoriane në
Londër.

Sipas shtypit anglez, takimi ka zgjatur për rreth 5 orë dhe dy bashkëbiseduesit kanë darkuar së bashku.

Australiani 41-vjeçar ndodhet në ambasadën e vendit latin që prej 19 qershorit. Lady Gaga e ka publikuar në faqen e saj në Twitter një foto të takimit.

Këtë herë ylli i muzikës pop ishte veshur në mënyrë serioze dhe jo me stilin e saj ekstravagant. Ndërsa Assange ishte veshur më modest, thjesht me një t-shirt të bardhë dhe pantallona të zeza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA