Kate Upton: Dua të luaj në filmat me James Bond
09/10/2012 16:05
Kate Upton është shprehur se i ka të gjitha kartat në rregull për të interpretuar në një nga filmat me James Bond.
Modelja 20-vjeçare e Sport Illustrated deklaroi se roli në filmat e agjentit 007 është shumë prestigjioz: “Unë do të isha një personazh shumë i mirë, më duhet vetëm pak stërvitje për të qenë në një film të tillë.”
Bjondja deklaroi se vajza-Bond e preferuar e saj është Halle Berry, e cila ka interpretuar në filmin ‘Die Another Day’.
Kate Upton ka bërë debutimin e saj në kinematografi në filmin komedi ‘The Three Stooges’. Gjithashtu ka pasur një rol të vogël në komedinë ‘Tower Heist’, me protagonistë kryesorë Ben Stiller dhe Eddie Murphy.
Top Channel