Jennifer Lopez, tifoze e Real Madrid

09/10/2012 19:25

Futbollisti i Real Madrid, Sergio Ramos, ka publikuar në Tëitter një foto me këngëtaren Jennifer Lopez, e cila është e veshur me një bluzë të ekipit madrilen.

Këngëtarja ndodhej në Madrid për koncertin e radhës dhe përfitoi nga qëndrimi në Spanjë për të udhëtuar edhe në Barcelonë ku ndoqi Klasiken Barça-Real, e përfunduar me rezultatin 2-2.

Sergio Ramos nuk ishte në koncertin e JLo, por nuk humbi rastin për të pozuar me të kur u kthye në kryeqytetin spanjoll pas ndeshjes.

Në këtë mënyrë, Real Madrid dhe Barcelona janë barazim edhe përsa i përket tifozeve VIP. Katalanasit kanë Shakirën, ndërsa madrilenët tashmë kanë nga ana e tyre një tjetër amerikano-latine të famshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA