Higuain nuk zgjedh dot mes Messit dhe Cristianos

09/10/2012 21:20

“Kam privilegjin të luaj me Messin tek Argjentina dhe Cristianon tek Reali, por nuk më pëlqejnë krahasimet. Janë dy lojtarët më të mëdhenj në botë.”

Këto janë fjalët e Gonzalo Higuain, i cili është vënë në pozitë të vështirë nga gazetari argjentinas i radios ‘Metro’ në grumbullimin e “albicelestes” kur është pyetur se kush nga dy shokët e tij është më i miri në botë.

“Ata të dy janë monstra, nuk mund të zgjedh mes tyre”, u shpreh sulmuesi i Realit, i cili është i grumbulluar me Argjentinën për ndeshjen e eliminatoreve të Amerikës Latine ndaj Uruguajit.

Në këtë mënyrë sulmuesi ka zgjedhur mos të japë mendimin e tij pasi kur Marcelo e ka bërë këtë gjë, Cristiano nuk e mori dhe aq mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA