FMN: Rimëkëmbja globale e ngadaltë

09/10/2012 00:00

Rimëkëmbja e ekonomisë globale po dobësohet pasi politikat qeveritare kanë dështuar në ringjalljen e besimit, ka deklaruar Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas këtij institucioni, rreziku për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës ekonomike ka qenë i pritshëm dhe kjo tendencë ka ardhur në rritje.

FMN zhvlerësoi vlerësimin e saj për rritjen ekonomike në rang global për vitin 2013 në 3.6 për qind nga 3.9 për qind që ishte parashikuar në muajin korrik.

Një nga zhvlerësimet më të mëdha ishte për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila sipas parashikimeve të FMN-së u tkurr me 0.4 për qind këtë vit.

Kjo krahasuar me parashikimin e rritjes prej 0.2 për qind në korrik. Vitin e ardhshëm, ekonomia britanike pritet të rritet me 1.1 për qind, deklaroi FMN, më pak se parashikimi i mëparshëm prej 1.4 për qind.

Në përgjigje ndaj zhvlerësimit, Thesari britanik vuri në dukje faktin se, “FMN e ka përsëritur sugjerimin e tij se vija e parë e mbrojtjes kundër rritjes së ngadaltë duhet të jetë për të lejuar stabilizimin automatik të veprimit, lehtësimin e politikës monetare dhe masat për të lehtësuar rrjedhjen e kredive, gjëra të cilat Mbretëria po i bën”.

Parashikimi i Fondit për rritjen globale këtë vit është ulur nga 3.5 në 3.3 për qind. Oliver Blanchard, kryeekonomist në FMN, tha se ngadalësimi udhëhiqet nga problemeve që kanë vendet.

“Rritja e ulët në ekonomitë e avancuara po prek ekonomitë në lindje dhe ato në zhvillim përmes eksporteve”, ka thënë Blanchard.

Top Channel