DeVito dhe Pearlman ndahen pas 30 vitesh martesë

09/10/2012 16:15

Danny DeVito dhe Rhea Pearlman janë ndarë pas 30 vitesh martesë. Aktori hollivudian dhe ish-bashkëshortja e tij (aktore gjithashtu) janë njohur në vitin 1970 dhe u martuan në vitin 1982.

DeVito dhe Pearlman kanë interpretuar së bashku në disa filma. 67-vjeçari dhe 64-vjeçarja kanë tre fëmijë nga martesa e tyre: Lucy (29 vjeç), Grace (27 vjeç) dhe Jacob (25 vjeç).

Gjatë martesës së tyre ata themeluan edhe kompaninë e prodhimit të filmave ‘Jersey Films’.

Një zëdhënës i çiftit bëri të ditur lajmin e ndarjes, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA