Casillas, në stërvitje me bluzën e Francës

09/10/2012 19:25

Kapiteni i përfaqësues spanjolle, Iker Casillas, befasoi të gjithë kur u paraqit në stërvitjen e kombëtares duke veshur fanelën e kundërshtarit të ardhshëm, atë të Francës.

Të dy përfaqësueset do të përballen ditën e martë në një ndeshje kualifikuese të Botërorit 2012.

Casillas, i vendosur në qendër të shumë kritikave për nivelin e tij në këtë fillim sezon, u duk i shkujdesur dhe i pashqetësuar, ndërsa veshja e bluzës me flamurin e Francës u interpretua nga mediat iberike si një dëshirë e qartë për të krijuar polemika.

Për herë të fundit, të dy kombëtaret u përballën në çerekfinalet e Euro 2012, gjatë së cilave Casillas bëri një punë me të vërtetë të mirë, duke mbajtur portën e paprekur në fitoren 2-0 të Spanjës, më pas fituese e titullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA