BB: Zhgënjim për energjitikën

09/10/2012 19:40

Problemet e sektorit energjetik kanë vënë në lëvizje edhe Bankën Botërore, e cila ka qenë këshilltarja e qeverisë për reformat në këtë sektor, përfshirë dhe privatizimin e shpërndarjes.

Në një intervistë për “Top-Channel”, drejtoresha e lartë e bankës, Jane Armitage, shprehet e zhgënjyer, veçanërisht nga procesi i privatizimit.

“Procesi ka qenë shumë zhgënjyes. Sidomos për rezultatet që prisnim nga ky privatizim, në përmirësimin të shërbimit për qytetaret, sigurisë së furnizimit me energji me çmim të përballueshëm dhe cilësi si dhe në reduktimin e humbjeve. Humbjet janë të mëdha. Njerëzit nuk faturohen, por edhe kur faturohen nuk paguajnë dhe nuk ka asnjë veprim. Ne prisnim shumë më tepër investime dhe rezultate pozitive. Tani situata është shumë delikate. Ka negociata që po kryhen mes qeverise dhe kompanise private dhe ne inkurajojme të gjendet një zgjidhje”.

Në negociata mes paleve po shqyrtohen disa skenarë mes te cileve edhe zgjidhja e mundshme e privatizmit.

“Unë nuk dua të komentoj për këtë tani, por sigurisht është një opsion që  po diskutohet. Është pak herët për të folur, por ajo që dua të theksoj është se kemi të bëjmë një situatë shumë serioze dhe të gjitha opsionet duhet të shqyrtohen për të parë kostot dhe përfitimet e çdo zgjidhjeje”, deklaroi Armitage.

Qeveria dhe Banka Botërore kanë filluar të punojnë për t’i paraprirë çdo situatë apo skenari të ardhshëm.

“Qeveria na ka kërkuar që të bëjmë një projekt urgjent, për të cilin sapo kemi filluar të punojmë me qëllim që të ndihmojmë Shqipërinë të sigurojë importet e energjisë për muajt e ardhshem, por gjithashtu të shikojmë disa nga problemet kryesore të sektorit dhe të punojme për t’i zgjidhur ato. Pra është shumeë zhgënjyese dhe ne duam që të punojme nga afer me qeverine të shohim nësë mund t’i përmiresojmë gjërat”, përfundoi drejtoresha e Bankës Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA