Në Kolonjën e Petro Nini Luarasit, e Fan Nolit, e Papa Kristo Negovanit, Gjergj, Gjerasim, Sevasti e Parashqevi Qiriazit, në Kolonjën e Themistokli Gërmenjit e Jani Vretos, Faik Konicës, në Kolonjën e figurave të mëdha ka ende fshatra me shkolla të rënuara, të gjymtuara, të harruara prej kushedi se kur.
Ka ende shkolla ku një grusht fëmijësh detyrohen të mësojne si shekuj më parë në godina që pak ose aspak kanë lidhje me vatrën e dijes.
Udhëtimi i “Shqipërisë Tjetër” në “Top-Channel” nisi nga Kreshova, fshati ku në një ngrehinë të masakruar, të struktur pas muresh të gjymtuar mësojnë vetem tre nxenës.
Është vështirë e besueshme, sado i vogel qoftë numri i tyre që fëmijët të lejohen edhe të hyjne në një vend të tillë, e jo më të qëndrojnë për orë të zgjatura të ditës.
Në Shtik, shkolla duket si e dalë nga arkivat, si një fotografi e zverdhur e mbuluar nga pluhuri që edhe sot kërkon t’i marrë frymën. Vështirë i mjaftueshëm është pasioni i mësueseve që s’mundet të ndryshojnë këtë realitet të vështire, mes të cilit rriten bijtë e shekullit të XXI.
Shkolla e ngritur gjatë viteve të diktaturës në Milec është shembur, ndërsa vendin e saj e ka zenë një godinë që edhe e tillë është e veshtire të quhet.
Në banesën private në kushte skandaloze mesojnë dy nxënes, numër ky që mesa duket ka mjaftuar që strukturat përkatese t’i braktisin në këtë haur bagëtish, ku qënia leviz brenda rrathëve të një teatri absurd.
Rruges dallohet edhe shkolla e Starjes, e lodhur e me një çehre për të ardhur keq si pasoje e mos venies dorë që prej nuk dihet se kur.
Ndërkohë, ne vijojme me tej në Skorovodë. Edhe këtu fjalet pështillen në një brengë, nje koklavitje e hithshme e të vërtetave të dhimbshme qe ofron sistemi arsimor në këtë zonë.
Nuk eshte e veshtire te gjejme edhe shkollen e Prodanit, ndoshta sepse eshte godina ku eshte vene me pak dore ne te gjithe fshatin. Hap pas hapi gjithcka duket si nje udhetim ne kohe , ku fare pak na ndan nga era ku rilindasit e Kolonjes luftonin per te hedhur bazat e shqipes se sotme.
Ne Leshnje, nje fshat i mbare e i jeshilte shkollen qe ndodhet ne nje banese private e gjejme te mbyllur. Ndersa nga jashte ajo duket si nje pjesez muzeale qe ka mbire nga koha e Petro Luarasit.
Asgje nuk ndryshon as ne Kamnik. Tre nxenes, prej te cileve vetem një ka ardhur ne shkolle ndjekin oret mesimore ne nje godine te mbaruar e te krisur nga te gjitha anet. Veshtire te mendosh per internet a per dicka te afert…. mesimet e vetme duket sikur i perkasin periudhes se shkuar.
Pesë nxeneset e Sanjollasit, fshatit te rradhes i hedhin hapat ne kete shkolle, ne kete ngrehine mes se ciles duhet te ngrene ngadale te ardhmen e tyre …. Nje e ardhme e veshtire, e lodhshme , e mbushur me pasionin e me enderrat qe perplaen dhunshem me realitetit e ketushem.
Ne fshatin e Sali Butkes e bijeve te tij shkolla te pakten deri ne 3 tetor ende nuk ka hapur dyert. Shkak eshte bere gjendja e amortizuar e saj me nje çati te çaperluar e mure te anuar majtas e djathtas.
Ne mungese te mbeshtetjes familjaret kane menduar te hapin nje dhome te vockel si e vetmja menyre per te mos lene pa mesim femijet e Butkes…..
Askush nuk kerkon ndertimin e shkollave te medha per ato zona ku ka pak nxenes, por megjithate arsimimi i tyre ne kushte normale eshte nje detyrim i institucioneve perkatese.
Nje detyrim per t’i dhene nje çati mbi koke, mure gjithe anesh, dritare, diçka për t’u ngrohur, tabele, banka, e jo barrake, haure e godina qe rrezikojne t’i zene poshte.
Nje fshat ka tre, nje tjeter 4, nje tjeter 5, nje tjeter 10, kush me pak e kush me shume, ata jane te gjithe femije qe kerkojne me shume, qe meritojne me shume, qe shpresojne me shume….ata jane femijet e Kolonjes, zones ku ka hedhur bazat Rilindja Kombetare, e per te cilen sot askush nuk po kthen me koken.
Top Channel