Sequi: Duhen reformat dhe integrimi

08/10/2012 00:00

Dy ditë përpara publikimit të progres raportit në Bruksel, ambasadori i
Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi i ka kërkuar politikës
shqiptare për të vënë përpara interesave partiake, reformat për
integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Deklarata është bërë gjatë publikimit të raportit qytetar për monitorimin e zbatimit të planit të veprimit për adresimin e 12 prioriteteve të Komisionit Europian nga qeveria shqiptare.

Ambasadori Sequi ka theksuar rëndësinë e madhe që ka angazhimi dhe inkurajimi i politikës në përmbushjen e reformave, që kanë prioritet për integrimin e vendit. Sipas tij, realizimi në kohë i reformave është në interesin më të mirë të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë.

Top Channel