
Të jesh student është bukur, por financiarisht kjo periudhë ka vështirësi. Të mbushësh 18 vjeç do të thotë që të vendosesh përballë një situate të re fianciare që mbi të gjitha kërkon shumë përgjegjësi.
Por, sigurisht, si me të gjitha gjërat në jetë edhe në këtë rast gjithcka mësohet hap pas hapi. Veçanërisht për ata që nuk janë në marrëdhënie pune me kohë të plotë apo të pjesshme, përgjegjësia fianiare, më së shumti bie mbi shpatullat e prindërve.
Po sa i kushton një familjeje mbajtja e fëmijës student?
Miserda Stroka studion në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega greqisht. Ajo jeton me familjen e saj në periferi të Tiranës. Thotë se përpiqet të shpenzojë pak, por disa blerja janë të domosdoshme. Kjo është lista e shpenzimeve të saj shkollore në muaj.
Fotokopje 2 000 leke
Transporti urban 1 200 leke
Kafe 2 500 leke
Fast- food 3 000 leke
Veshje 3 000 leke
Argetim (fundjava) 3 000 leke
TOTALI 14 700 LEKE
Jona Qamo është nga qyteti i Durrësit dhe studion në Fakultetin e Gjuheve te Huaja, dega greqisht. Ajo jeton në shtëpi me qera në zonën e njohur si “Pazari i Ri” . Jona na tregon se ka një kosto të caktuar mujore të jetosh në shtëpi me qera, por për një student kjo zgjedhje ofron komoditet.
Qeraja e shtëpisë 7 500 leke
Ushqim 12 000 leke
Fotokopje 4 000 leke
Kafe 12 000 leke
Veshje 8 000 leke
TOTALI 43 500 LEKE
Florinda Tuci vjen nga qyteti i Rrëshenit. Ajo studion në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin e dytë master për Kimi Industriale. Prej 5 vitesh jeton në Qytetin Studenti. Të jesh banore aty ka episode të bukura, por edhe të vështira. E ka bërë këtë zgjedhje si shumë studentë të tjerë pasi edhe për të është mënyra më ekonomike për të jetuar.
Pagesa vjetore e konviktit 45 000 leke
Ushqim në muaj 15 000 leke
Fotokopje 4 800 lekë
Kafe 3 000 lekë
Veshje 4 500 lekë
TOTALI MUJOR 31 800 LEKË
Për një stil të ngjashëm jetese për një student që jeton me familjen në Tiranë, jeton me qera dhe e ndan atë me persona të tjerë apo banon në Qytetin Studenti kjo është kostoja e jetesës për shpenzimet më të domosdoshme.
Për djemtë, shuma e lekëve që familja duhet tu vërë në dispozicion paraqitet më e lartë sepse ata janë më pak të prirur të konsumojne ushqim në shtëpi apo të gatuajnë vetë, konsumojnë më tepër duhan, lëvizin më shumë me makinë, etj.
Top Channel