Mila Kunis ka pozuar gjysmë-nudo në një set fotografik “të nxehtë” për revistën ‘Esquire’, që e ka zgjedhur aktoren 29-vjeçare si femrën më seksi në botë.
Në intervistën për revistën e meshkujve, Kunis deklaroi: “Ajo çfarë bëj dhe ajo që jam, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Kur je në Hollivud ka shumë kritika dhe lavdërime, por fjalët e të tjerëve nuk kanë rëndësi. Kam vënë re që aktorët fillojnë e i besojnë këto fjalë dhe shndërrohen në personin që industria e kinematografisë i kërkon të jenë. Me mua nuk do të ndodhë kjo gjë sepse dy jetët e mia i kam ndarë shumë qartë.”
“Nuk dua të hedh poshtë ato gjëra që më kanë mësuar prindërit e mi sepse dua që ata të jenë gjithmonë krenarë për mua”, thekson Kunis.
Aktualisht aktorja është e lidhur me ish-bashkëshortin e Demi Moore, Ashton Kutcher.
Top Channel