Halimi thirret në seancë urgjente

08/10/2012 00:00

Deputeti socialist, Pandeli Majko ka kërkuar thirrjen në seance urgjente
të ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi, për ish të përndjekurit.

Lajmi per aktin e vetedjegies se Gjergj Ndrecës, që ka mbërritur edhe tek deputetët gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ndërpreu diskutimet për projektligjin e radhës pasi deputeti socialist e konsideroi tejet të rëndë situatën.

Ai vuri theksin tek akti i Gjergj Ndrecës për vetëflijim, duke u shprehur se ky vendim, merret ne kushtet e mungesës së komunikimit qeveritar për të negociuar kërkesat e grevës së urisë.

“Akti është human, sakrifikues dhe shpreh dhimbjen për këtë situatë të krijuar”, është shprehur Majko. Ai tha se Ministri Halimi duhet të vijë në Kuvend për të dhene sqarime për përmbushjen e kërkesave të ish të përndjekurve, përse Qeveria po i anashkalon dhe cila është zgjidhja që do t’u ofrohet atyre prej disa ditësh në grevë urie.

Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali tha se per kerkesen e deputetit socialist Majko, do te shihet kalendari i punimeve te Komisionit per te pare mundesine sa me te afert te thirrjes se ministrit Halimi ne seance pyetjesh.

Oketa: Seancë e jashtëzakonshme parlamentare

Deputeti i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa kërkon një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për të diskutuar rreth çështjes së grevës së urisë së ish të përndjekurve. Kërkesa e Oketës erdhi pas tentativës së vetëflijimit të grevistit Gjergj Ndreca.

“Po ju drejtohem me nje kerkese publike per thirrjen e nje seance te jashtezakonshme parlamentare, per te debatuar mbi kerkesat dhe rrugezgjidhjen e problematikes se ish te perndjekurve politike. Per shkak se Qeveria ne kundershtim me parimet e perfaqesim, vendosi te braktike perfundimisht ish te perndjekurit dhe ish te burgosurit politike, Parlamenti duhet te nderhyrje per te marre menjehere situaten ne dore”, u shpreh Oketa.

Nderkohe Spartak Ngjela, nje ish i denuar politik pas ngjarjes u shpreh per mediat se nje Qeveri qe nuk ka veshe te degjoje zerin e njerezve, nuk eshte e atij populli.

“Jane uzurpatore, megjithate akti i sotem ishte i rende”, tha Ngjela.

Kurse kreu i Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu u shpreh se pas 40 vjetesh perseritet nje veteflijim, i tille ne regjimin e fundit komunist ne Europe dhe fatkeqesisht ne nje regjim qe drejtohet nga nje mjek.

“Eshte nje katil ne krye te regjimit politik dhe natyrisht eshte fytyra me çnjerezore qe ka pare Shqiperia ne 100 vitet e fundit”, u shpreh Ngjela.

Top Channel