Gjeorgji, ish-milanisti Kaladze emërohet ministër

08/10/2012 15:10

Ish-futbollisti i Milanit, Kakhaber Kaladze, u emërua ditën e hënë në kabinetin e ri qeveritar të Gjeorgjisë.

34-vjeçari, i cili vendosi të largohej nga futbolli në fillim të këtij sezoni, u emërua ministër i Zhvillimit Rajonal në vendlindjen e tij.

Bidzina Ivanishvili, i cili drejoi bllokun opozitar që fitoi në zgjedhjet e javës së shkuar, emëroi veten e tij kryeministër.

Qeveria e re gjeorgjiane përbëhet nga një miks liberalësh dhe radikalësh nacionalistë, të bashkuar nga oponenca që kanë ndaj presidentit Mikheil Saakashvili.

Ndërkohë, u konfirmua edhe ndarja në parlamentin 150 vendësh, me 83 deputetë të fituara nga maxhoranca e re dhe vetëm 67 deputetë mbështetës të Saakashvilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA