Emily Blunt i shtohet “Hakmarrësve”

08/10/2012 14:40

Në një intervistë të disa muajve më parë kishte deklaruar se rolet e vajzave të ndjeshme dhe të nënshtruara i kishin ardhur në majë të hundës dhe tani Emily Blunt duket se ka gjetur rolin që po kërkon.

Sipas ‘Daily Mail’, aktorja britanike do të jetë një grua e fortë në të gjitha kuptimet e fjalës pasi do të interpretojë superheroinën Ms. Marvel në pjesën e dytë të filmit “Hakmarrësit” (The Avengers.)

Ky personazh i librave të animuar është shfaqur për herë të parë në “Marvel Comics” në vitin 1968 si shefja e sigurisë Carol Danvers. Ajo u shpëtua nga Kapiteni Marvel pas një shpërthimi në një bazë ushtarake dhe fitoi disa nga fuqitë e superheroit që e shpëtoi.

Filmi “Hakmarrësit 2” do të nisë xhirimet në vitin e ardhshëm. Në kast do të jenë sërish aktorët Scarlett Johansson, Robert Downey Jr dhe Chris Hemsworth të cilët do të interpretojnë sërish respektivisht Vejushën e Zezë, Njeriun e Hekurt dhe Thor-in.

“Hakmarrësit” është një nga filmat që ka grumbulluar më shumë para në historinë e kinematografisë botërore me më shumë se 500 milionë dollarë në box-office.

Emily Blunt është bërë e famshme në Hollivud me filmin “Djalli vesh Prada” (The Devil Wears Prada).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA