Dobësimi ekstrem i Matthew McCoanughey

08/10/2012 13:50

Kishte thënë që do të humbte 15 kilogramë për rolin në filmin e ti të ri dhe Matthew McConaughey e ka mbajtur fjalën.

Aktori amerikan duket shumë i dobësuar dhe gati për të xhiruar skenat e filmit “The Dallas Buyer’s Club’.

42-vjeçari interpreton në këtë film një person të prekur nga SIDA. Për këtë rol, McConaughey ka mundur konkurrencën e aktorëve si Brad Pitt dhe Ryan Gosling.

Filmi tregon historinë e vërtetë të Ron Wodroof, një elektriçist heteroseksual dhe homofobik, i cili vdiq në vitin 1992. Atij iu dha nga mjekët edhe gjashtë muaj jetë pas diagnostikimit të parë, por jetoi edhe gjashtë vite të tjera duke sjellë kontrabandë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ilaçe të ndryshme për të përballuar virusin HIV.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA