Afganistan, GNK: Frikë pas largimit të NATO-s

08/10/2012 00:00

Një raport i ri mbi Afganistanin paralajmeron se largimi i forcave te
NATO-s në 2014-n mund te pasohet nga nje kolaps i qeverise e mbase edhe
lufte civile, nese nuk merren sa me shpejt hapa per parandalimin e nje
skenari te tille. Grupi Nderkombetar i Krizave mendon se policia dhe
ushtria afgane jane te papergatitura per barren e sigurise.

Nevojiten masa per te garantuar qe tani fillimin e nje tranzicioni te qendrueshem ne menyre qe te parandalohet rreshqitja e thikte drejt shembjes se shtetit. ‘Koha po kalon, thuhet’ ne raport.’ Ne te njejtin vit, pritet te mbahen dhe zgjedhjet ne Afganistan dhe grupi i krizave eshte i bindur se do te jene po aq problematike sa votimet e fundit. Me cfare shohim, zgjedhjet e 2014-tes do te shenjohen nga manipulime masive, e vjedhje votash sidomos ne jug e ne lindje te vendit ku situata e sigurise vazhdon te perkeqesohet.

Presidenti Hamid Karzai, te cilit nuk i lejohet te garoje serish, mund te perpiqet te katapultoje nje kandidat favorit. Mosveprimi, per organizaten nderkombetare, do te coje terthorazi ne nje ngerc politik, i cili mund te sherbeje si pretekst per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme, e per pasoje, kolapsin e shtetit. Qeveria afgane i hodhi poshte te tilla parashikime, duke i cilesuar ‘te pakuptimta e te pavlera’. Kombi yne nuk lindi ne 2002-shin, thuhet ne nje deklarate te saj. Kemi nje histori 5.000 vjecare e dime si ta mbrojme shpirtin dhe sovranitetin e vendit tone. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB