“Shqipëria diplomaci kaviari”

07/10/2012 19:35

Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Europës, por në Asamblenë Parlamentare doli kundër qëndrimit të vendeve perëndimore. Vota pro Rusisë dhe Azarbajxhanit në definimin e të burgosurve politikë erdhi pasi këto dy vende të kritikuara për burgosje të kundërshtarëve politikë tentuan të bllokojnë rezolutën e mbështetur nga vendet perëndimore.

Gjithcka nisi në vitin 2001, kur Azerbajxhani pranohet në Këshillin e Europës. Këtij vendi iu kërkua të lirojë të burgosurit politikë, por qeveria e Alievit mohonte të kishte të tillë. Për këtë arsye, Këshilli i Europës vendosi të përcaktojë se kush janë të burgosurit politikë. Rezoluta u votua me gjithe votën kundër të Shqipërisë. Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, fillimisht komenton arsyet e kësaj vote pro.

“Kemi të bëjmë me një projektim të politikës së jashtëme në funksion të nevojave të politikës së brendëshme. Nuk do ta konsideroja një rreshtim pro Azerbajxhanit por do ta konsideroja një rreshtim banal kundër vlerave bazë mbi të cilat është themeluar dhe operon KiE dhe si një hakmarrje ndaj qëmdrimeve shumë të kthjellta të asambleja e KiE-s dhe institucione brenda këtij organizmi kanë mbajtur në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri apo qëndrime shumë kritike për sa i përket ngjarjeve të pazbardhura të 21 janarit. Gjen një rezonancë ndaj qëndrimeve konsistente të KiE-s kanë mbajtur në lidhje me të drejtat që duhet të gëzojnë ish të përndjekurit politik”, tha Bushati.

Zoti Bushati pohon se kjo votë në Këshillin e Europës vjen në një kohë kur Shqipëria lobon për Kosovën nga ana tjetër rreshtohet me Rusinë që ka një qëndrim konseguent kundër Kosovës.
   
“Në rast se shohim listën e vëndeve me të cilat është rreshtuar delegacioni shqiptar, vëmë re që aty në shumicë të tyre janë shtete të cilat kanë një qëndrim intert ndaj pavarsisë së Kosovës. Është fatkeqësi që njerëz të cilët dhet të mbrojnë cështjen came si një cështje e lidhur thelbësisht me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut shkojnë dhe japin votën kundër parimeve kryesore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Apo të tjerë për shkat të investimit të perëndimit në këtë organizëm monitorojnë dhe bëjnë relacione për sa i përket kredencialeve demokratike të vëndeve të kaukazit sic është Gjeorgjia dhe në një rast të tillë bashkojnë votën në kundërshtim me interesat strategjike të perëndimit në këtë zonë”, theksoi Bushati.

Sipas Ditmir Bushatit nuk ka as më të voglin dyshim se partnerët Europianë s’kanë për ta harruar lehtë këtë veprim të Shqipërisë të cilin e quan një njollë turpi nga bërja e “diplomacisë së kaviarit”.

“Ky rreshtim banal i Shqipërisë për sa i përket parimeve që mëshiron kjo rezolutë, që gjithsesi u miratua, do ta konsideroja një njollë turpi në kuadër të presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Europës. Gjithashtu do ta konsideroja si një kurth në atë që njihet ndryshe si “diplomacia e kaviarit”. Pra kur një vend i vogël që ka jo më shumë se 22 vjet që ka dalë nga regjimi komunist, i lejon vetes të hyjë në atë që quhet “diplomaci kaviari” dhe të shënojë një njollë turpi në presidencën e KiE-s”, mbylli Bushati.     

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA