Kritikët: Obama i papërgatitur për debatin

06/10/2012 00:00

Menjëherë pas debatit te pare presidencial, ku performanca e tij u
kritikua ashper, Barak Obama iu rikthye fushates e po perpiqet te
rifitoje piket e humbura. Por ekspertet nuk terhiqen kaq lehte dhe e
kane shigjetuar serish, duke thene se ne perballjen me Mitt Romneyn,
presidenti ishte i papergatitur.

“Dukej i shperqendruar, i papergatitur, sikur nuk ishte gati per llojet e pergjigjeve qe do te jepte Romney, dhe te gjitha keto jane mangesi qe mund te korrigjohen fare mire ne nje debat te kesaj natyre permes nje parapergatitjeje serioze. Dhe obama nuk ishte aspak gati”, tha John Hudak, analist politik nga Instituti ‘Brookings’.
 
Insituti ‘Brookings’ eshte nje prej organizatave kerkimore me te vjetra e te Washingtonit, e nder me prestigjozet gjithashtu. Duke reflektuar ate çfare gazetat evidentuan si nga ngerçet e medha te presidentit ne debat, Hudak thote se qe padyshim nje gabim i madh.

Mospermendja e gafes se Romney-t dhe 47% te amerikaneve viktima, siç i quajti ai, ishte nje gabim shume i rende. Komentete Romney-t ia dhane shansin qe t’i perdorte kunder tij, dhe obama nuk perfitoi nga kjo mundesi. ishte nje gabim trashanik nga ana e tij, tha Hudak.

Ajo qe ra gjithashtu ndjeshem ne sy gjate perballjes, ishte vetebesimi i Romney-t dhe buzeqeshjet e sforcuara te Obames. Edhe per kete rast, Hudak ofron shpjegimin e tij.

“Besoj se kjo eshte menyra e presidentit per te kapercyer frustrimin e  tij. Ai shqetesohet dhe irritohet shume shpejt, ndaj buzeqeshja, eshte rruga qe ka zgjedhur per te fshehur kete fakt”, theksoi Hudak.

Dy debatet e ardhshme presidenciale jane caktuar te mbahen ne datat 16 dhe 22 tetor. Gjendja e ekonomisë amerikane, më e madhja në botë është në qendër të fushatës politike për zgjedhjet e 6 nëntorit. Që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë president amerikan nuk është rizgjedhur për një mandat të dytë me një nivel papunësie ne vend mbi 7.4 për qind. Statistikat e fundit tregojne se ai aktuali eshte 7,8% pas nje renie te papritur qe pesoi ne muajin shtator.

Top Channel